32-vjetori i PD Lezhë, Berisha: Nderim themeluesve dhe gjithë demokratëve lezhjanë

0

Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka bërë të ditur se sot do festohet 32-vjetori i themelimit të PD-së së Lezhës, ndërsa ka ftuar të gjithë përkrahësit e tij që të marrin pjesë në këtë takim që pritet të nisë në orën 11:00.

Postimi i Berishës:

“Sot, në ora 11:00 festojmë 32-vjetorin e themelimit të degës së PD-së në Lezhë. Nderim themeluesve dhe të gjithë demokrateve e demokratëve të Lezhës!” shkruan Berisha.

Ndërkohë nesër, ish-Kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se do jetë në një takim me demokratët e Shkodrës, të cilët i ftoi të jenë të pranishëm në këtë takim, në kohën kur po prononcohej për gazetarët jashtë ambienteve të Prokurorisë së Tiranës, ku u mor në pyetje për rreth tre orë për protestën e thirrur prej tij në 8 janar te selia e Partisë Demokratike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu