Ballina AKTUALITET Viztia e Ramës në Athinë “zgjon” Berishën/ Ish-kryeministri: Emigrantët e refuzuan, asnjë...

Viztia e Ramës në Athinë “zgjon” Berishën/ Ish-kryeministri: Emigrantët e refuzuan, asnjë s’pranoi…

0

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një postim në Facebook ka reaguar për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë, me emigrantët shqiptarë. Berisha e quajti një refuzim total nga emigrantët e vërtetë shqiptar, që do të regjistrohet në muret e historisë.

“Ramën në Athinë e përshëndet Spiropali. Të dashur miq, emigracioni shqiptar në Greqi neveriti takimin e sotëm të Ramës në Athinë. Nga 1 milion shqiptarë në vendin fqinj, asnjë emigrant nuk pranoi të përshëndesë në takimin e Ramës për interesat dhe menderen e tij. Ky refuzim total, do regjistrohet në muret e historisë si një refuzim epik nga shqiptarët e vërtetë që kanë emigruar në Greqi. Nuk t’i nxjerr zemra fjalët për atë që me të gjithë qënien e tij ju thotë: Ju dua shumë, por jo në Shqipëri. Nderim emigrantëve dhe diasporës shqiptare në Greqi dhe kudo që ndodhet”, shkruan Berisha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu