A do t’i sjellë Basha demokratët në pushtet? Pedagogu zbulon skenarët

0

Pedagogu Dritan Hoti në një intervistë të dhënë në emisionin ‘Me Xhaxhiun’, ka zbuluar dy nga skenarët që mund të gjenerohen në Partinë Demokratike në 4 vitet e ardhshme.

Hoti thekson se skenari i parë është që mund të krijohet një distancim mes elektoratit të djathtë dhe kupolës që drejton Partinë Demokratike, duke çuar në absorbimin e kësaj të fundit.

Skenari i dytë sipas tij mund të përfshijë një spastrim të bërthamës drejtuese në PD nga drejtësia shqiptare, duke lënë të kuptohet se Basha mund të mos jetë personi i cili mund t’i rrezistojë këtyre ndryshimeve dhe të arrijë ta sjellë Partinë Demokratike në pushtet.

“Skenari i parë që mund të ravizohet është që të krijohet një distako mes elektoratit të Partisë Demokratike dhe ekipit drejtues, deri në momentin kur ekipi drejtues do të absorbohet plotësisht.

Skenari i dytë që është dhe i pari, ne shpresojmë që me shpalljen non grata të ish-kryeministrit Berisha, është ngritur sipari i një procesi që lajmëron fillimin e një procesi politiko-gjyqësor, që nënkupton gjykimin nga drejtësia të klasës politike.

Pyetja e mëtejshme është cili politikan do t’i rezistojë një gjykimi nga ana e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri.

Në vijim të këtij skenari do të kemi spastrimin, modifikimin dhe përmbysjen e jo vetëm bërthaës që drejton PD, por edhe të eksponentëve të lartë të së majtës , dhe në atë moment do të ndërtohen disa ligjësi të reja të funksionimit politik në Shqipëri duke përfshirë dhe Partinë Demokratike”, deklaroi Hoti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu