Është zyrtare/ Ancelotti rizgjidhet trajner i Real Madrid

0

Tashmë është zyrtare, Carlo Ancelotti është larguar nga Evertoni dhe është bërë trajneri i ri i Real Madrid.

Strategu italian është kthyer te klubi nga i cili u largua në vitin 2015 dhe ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare.

Ancelotti e ka blerë shkëputjen e kontratës me Evertonin, në mënyrë që të nënshkruajë me Los Blancos.

Trajneri, i cili do të mbushë 62 vjet këtë muaj, kthehet te Reali, ku fitoi ‘La Decima’ në Ligën e Kampionëve gjatë qëndrimit dyvjeçar (2013-2015).

Zinedine Zidane dha dorëheqjen nga posti i trajnerit të Mbretërve pas sezonit zhgënjyes, në të cilin nuk fitoi asnjë trofe.

Sipas Sky Sport Italia, Ancelotti do të përfitojë gjashtë milionë euro për sezon në bazë të kontratës së re.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu