Elbasan/ Vrasja e Ardian Çollakut dhe Lulzim Bitrit. Policia nis marrjen në pyetje të “KOKAT” e botës së krimit

0

 

Elbasani u trondit pak ditë më parë nga vrasja mafioze e Lulzim Bitrit dhe Ardjan Çollakut.Deri më tani policia nuk ka asnjë autor të dyshuar. Por hetimet vazhdojnë me intensitet.

Policia e Elbasanit ka nisur shoqërimin e personave të botës së krimit dhe me precedent penalë. Mësohet se mëngjesin e sotëm në dyer e Komisariatit të Elbasanit kanë mbërritur më shumë se dhjetë persona të skeduar më herët, për tu marrë në pyetje në lidhje me krimin.

Ende nuk kanë dalë detaje nga dëshmitë e marra, por mësohet se deri më tani Prokuroria nuk ka asnjë të dyshuar për krimin e dyfishtë. Gjithsesi, gjetja e vrasësve duket se nuk do të jetë e lehtë pasi prokuroria e Elbasanit nuk ka siguruar asnjë provë të vlefshme në makinën tip “Volvo” që u përdor nga autorët në momentin e vrasjes dhe më pas u shkrumbua.

Edhe kamerat e sigurisë, të shumta në zonë, nuk kanë mundur që të kapin detaje nga fytyra e personave që qëlluan ndaj dy personave për shkak të maskimit të përdorur dhe parukeve që ata mbanin. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 4 tetorit.

Për Lulzim Bitrin, krahas lidhjeve të afërta me Talo Çelen, po hetohet dhe mundësia e një hakmarrjeje, pasi i vëllai i tij ka dyshime se ka qenë vëzhgues në vrasjen e trefishtë të ndodhur në Bradashesh ku u ekzekutuan Endrit Alibejt, Arben Dylgjerit dhe një shtetas turk Erald Durunaj, mbrëmjen e 28 dhjetorit të vitit 2018. Për Ardian Çollakun dyshimet lidhen me përfshirjen e tij si person në dijeni për vrasjen e Everest Cakës, ngjarje e ndodhur më 11 maj të 2021-shit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu