Aleks Soros, djali i multimiliarderit, George Soros, ka zhvilluar një takim, e më pas një darkë speciale, me kryeministrin Edi Rama.
Ai ka publikuar një foto në rrjete sociale, ndërsa ndodhet në shoqërinë e kreut të qeverisë shqiptare, Edi Rama.
“Vëllezërit në Elysee. Një darkë speciale në Forumin e Paqes”, shkruan Alex Soros, bashkëngjitur fotos ku shfaq krah kryeministrit Edi Rama.
Takimi është zhvilluar gjatë Forumit të Paqes, në Paris. Opozita, kryesisht ish-kryeministri Sali Berisha, e ka akuzuar kryeministrin si të lidhur me Soros, gjë që vetë Rama nuk e ka fshehur.