E trishtë/ Ndahet nga jeta mësuesja në shkollën ‘Zëra Jete’ në Elbasan

0

Një lajm i trishtë për qytetin e Elbasanit.

Mësuesja Blerina Lamçja (Hoxholli) e shkollës “Zëra Jete”,është ndarë nga jeta pasi ka humbur betejën me Covidi-n

4 ditë më parë, shkolla e saj “Zëra Jete”, bënte apel për dhurim gjaku duke theksuar se mësuesja po vuante nga pasojat e covid-19. Pati një solidaritet të pashoq nga mjaft kolegë e kolege, por nuk ishte e thënë.

Blerina Lamçja (Hoxholli) nënë e një fëmije të mitur nuk është më mes nesh si pasojë e komplikacioneve që pësoi.

Humbja e saj ka lënë pas shumë dhimbje. Një prej të afërmve ka publikuar lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Blerinës.

‘Ike shpejt Blerina jone e mire duke na lene shume dhimbje… s’hkruan Blendi Himçi në një status në rrjetet sociale.

Infowebtv i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Hoxholli dhe Lamçe për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të shtrenjtë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu