Prezantohet prefektja e re e Elbasanit Majlinda Perriu

0

Majlinda Peza emërohet prefektja e re e qarkut të Elbasanit. Peza vjen me postin e ri pas lirimin nga detyra t ëish prefektit Spiro Maliqi. Majlinda Peza ndërkohë është edhe petagoge histori–gjeografie në universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Ditën e sotme në prefekturën e Elbasanit Maliqi i kaloi detyrën Pezës.

Prezent në këtë mbledhje ishin drejtuesi politik I qarkut të Elbasanit Damian Gjiknuri, kryetari I bashkisë Gledian Llatja, Ish prefekti Spiro Maliqi dhe drejtues vendor dhe qendrorë të qarkut të Elbasanit.

Në fjalën e saj Peza shprehet se është hera e parë që partia socialiste i beson një institucion një gruaje ndërkohë që falenderon familjen socialiste për detyrën e re. Duke qenë se vjen nga bota akademike për të është një sfidë e re, por besimplotë shprehet se do të bëjë më të mirën.

Ndërkohë që për Maliqin ishte një privilegj të ishte drejtues i prefekturës dhe se për të ishte një nder t’i shërbente njerëzve të vendlindjes së tij. Drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Damian Gjiknuri uron Prefekten e re në detyrën e saj, duke falenderuar punën që ka bërë Maliqi për aq kohë sa drejtoi këtë prefekturë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu