Elbasan – reshje të shumta shiu dhe dëbore në lartësi mbi 1000 metra

0

Gjatë natës dhe aktualisht qarku i Elbasanit ka qenë i përfshirë nga reshje shiu të shumta ku disa herë kane qenë me intensitet të lart, dhe në lartësi mbi 1000 metra ka pasur reshje dëbore.
Në akset rrugore, nacionale ka pasur prani të inerteve e aluvioneve, por që nuk kanë ndikuar në qarkullimin e mjeteve në akset: Elbasan-Qafe Thane te kthesat e Murrashit; Gramsh-Moglice; Elbasan-Rrogozhine ne segmentin Paper-Bishqem.

Librazhd-Steblevë kemi prani dëbore 10cm deri 20 cm në segmentin Klenjë-Steblevë
,Shirgjan-Kacivel.
Në Kacivel ka pasur bllokim të njërës anë të aksit nga rënia e një masivi dheu.
Prurjet e lumenjve e të përrenjve kanë qenë deri mesatare pa sjellë probleme.
Furnizimi me energji elektrike ka qenë me problematika të vogla me ndërprerje tek fidrat 6 e 7 për, Nj.A Rrajce e Stravaj.
Fidri 3 në, Nj.A Orenje e Lunik.
Si dhe disa kabina në Nj.A Funar Bashkia Elbasan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu