4 kandidatët potencialë për pankinën e Kombëtares shqiptare

0

Ndeshja me Armeninë ishte e fundit për Edi Rejën në drejtimin e Kombëtares shqiptare dhe madje edhe data e kontratës me Federatën Shqiptare të Futbollit.

Kështu zyrtarisht, kuqezinjtë janë pa trajner dhe pritet të shihet se çfarë do të ndodhë me rinovimin e italianit, por ndërkohë shumë emra të tjerë janë përfolur muajin e fundit, si kandidatë për të marrë stolin e kuqezinjve.

Nga Luixhi di Biaxho, Esteban Kambiaso, i cili ishte për vizitë edhe në Tiranë, apo Marko Xhampaolo, që është një preferencë e presidentit Armand Duka.

Po ashtu edhe Besnik Hasi që është përfolur shumë, ka dalë sërish në skenë për të drejtuar ekipin kombëtar.

Në ditët në vijim pritet edhe njoftimi se çfarë do të ndodhë me Edi Rejën dhe të ardhmen e stolit të Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu