Vrasja e Pjerin Xhuvanit para zgjedhjeve të 25 prillit, Gjykata e Apelit rikthen në detyrë 6 policët e pezulluar

0

Gjykata e Apelit të Durrësit ka rikthyer në detyrë 6 punonjësit e policisë së Elbasanit, të cilët u pezulluan në lidhje me vrasjen e mjekut psikiatër Pjerin Xhuvani tre ditëve para zgjedhjeve të 25 prillit.

Bëhet fjalë për punonjësit e policisë të “Forcave Shqiponja” Dedion Durakun, Pëllumb Biçakun, Erion Ballën, Erion Meçje, Donald Dedjen si dhe Besmir Kadiun.

News 24 thekson se gjykata ka vendosi më 21 nëntor humbjen e fuqisë së masës ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, duke i hapur kështu rrugë rikthimit të tyre në detyrë.

Njoftimi nga Gjykata

Nga verifikimi ne sistem rezulton se pranë Gjykatës së Apelit Durrës në datën 21.11.2022 janë zhvilluar seancat gjyqësore për shtetasit nën hetim: D.D, P.B, E.B, E.M , D.D, B. K , me objekt “ Shuarje e masës së sigurimit ndaluese ,ku është vendosur: Ndryshimin e vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, humbjen e fuqisë së masës ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga neni 240 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personave nën hetim për shkak të kalimit të afatit të parashikuar në nenin 267/2 i K.Pr.Penale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu