4 persona rrahin vëllezërit në autostradë. Njërin e marrin peng, por e lëshojnë më pas

0

Nga Elitjona Doko, Durrës

Një sherr mes disa personash ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës. Mësohet se dy vëllezërve me mbiemrin Beqiraj, të cilët po udhëtonin në autostradën Tiranë-Durrës, një makinë u ka prerë rrugën.

Në këtë moment, dy vëllezërit, kanë shkuar në drejtim të makinës që u preu rrugën, në të cilën ndodheshin 4 persona dhe janë konfliktuar fizikisht me ata.

Gjatë momentit të përplasjes, personat që ishin në mjet morën me forcë njërin prej vëllezërve, Indrit Beqirajn, dhe lëvizën rreth 500 metra me makinë, por më pas e nxorën nga mjeti dhe më pas u larguan.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim personat që u përfshinë në sherr.

Ngjarja e cila ka ndodhur në fundjavë, por u mësua sot, po hetohet për heqje të paligjshme të lirisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu