41-vjeçari shkon i armatosur në shtëpinë e vjehrrit dhe kërcënon bashkëshorten së bashku familjarët e saj

0

Policia e Krujës ka parandaluar mbrëmjen e djeshme një ngjarje të rëndë kriminale, e cila mund të kishte përfunduar në një tragjedi me disa viktima.

Shtetasi Arben Hoxha, 41 vjeç, banues në fshatin Rranze, Krujë, ka shkuar i armatasor në shtëpinë e vjehrrit të tij në fshatin Bruz Zall dhe ka kërcënuar bashkëshorten së bashku me familjarët e saj.

Ndërhyrja në kohë e policisë bëri të mundur arrestimin e 41-vjeçarit, i cili tashmë duhet të përballet në gjykatë me veprat penale “Kanosje serioze për jetën”, “”Armëmbajtje pa leje” dhe “Dhunë në familje”.

Njoftimi i plotë i policisë: Krujë/ Policia parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në familje.

Kanosi me armë zjarri bashkëshorten dhe familjarët e saj duke rrezikuar jetën e tyre, falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të Policisë, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i 41-vjeçarit.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas marjes së njoftimit se fshatin Bruz Zall, Krujë, një shtetas po kërcënonte me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe familjarët e saj, menjëherë kanë mbërritur në adresën e dhënë dhe falë ndërhyrjes profesionale, kanë bërë të mundur neutralizimin dhe arrestimin në flagrancë, të shtetasit Arben Hoxha, 41 vjeç, banues në fshatin Rranze, Krujë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi për motive të dobëta, ka shkuar në banesën e vjehrrit të tij në fshatin Bruz Zall, Krujë, ku ndodhej dhe bashkëshortja e shtetasit Arben Hoxha, (e cila ishte paisur me urdhër-mbrojtje).

Shtetasi Arben Hoxha, në gjëndje të dehur i ka kërcënuar me armë zjarri pistoletë, duke qëlluar në ajër dhe drejtime të ndryshme, duke rrezikuar jetën e tyre.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë, 1 krëhër dhe 4 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprat penale “Kanosje serioze për jetën”, “”Armëmbajtje pa leje” dhe “Dhunë në familje”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu