41-vjeçari s’i ndalon Policisë në kufi, i jep gaz makinës e hyn në Shqipëri

0

Deri më tani, raportohet se i prangosuri është 41-vjeçari, i identifikuar me inicialet S. Sh., banues në fshatin Bardhoc.

KUKËS- Një 41-vjeçar është ndaluar pasi kaloi pikën kufitare të Morinës. Policia e Kukësit njoftoi se 41-vjeçari nuk e ndaloi makinën kur mori urdhërin nga Policia e Kosovës por u largua me shpejtësi, në drejtim të Shqipërisë, duke mos ndaluar as në kufi.

Deri më tani, raportohet se i prangosuri është 41-vjeçari, i identifikuar me inicialet S. Sh., banues në fshatin Bardhoc. 41-vjeçari u prangos për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Por ende nuk dihet se cili ishte shkaku që donte t’i largohej dhe të mos ndalonte për kontrollin e Policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu