Në kuadër të 5 dhjetorit, Ditës së Vullnetarizmit, përfaqësuesi i QBNF-së, Sokol Lulgjuraj foli mbi projektet që janë zhvilluar për mbështetjen e vullnetarizimit. Një ndër këto projekte ishte nisma që u mor në situatën e pandemisë nën moton “Të përballojmë Covid me vullnetarizëm fetarë dhe qytetarizëm”. Nevoja për të kontribuar ishte e madhe ndaj dhe gjatë periudhës së vështirë që njerzimi po kalonte, u kryen trajnime me të rinjtë për vlerat vullnetare.
Ndërkohë që sipas Lulgjuraj vullnetarizmi për njerzimin është virtyt, ndonëse ka vend për progres.