5 librat që duhet t’i lexoni patjetër nëse jeni të dashuruar pas librave

0

Nëse jeni në mëdyshje dhe pavendosmëria juaj po e pengon dëshirën për të lexuar,atëherë duhet të lexoni listën më poshtë.

1.” Gatsby i Madh “

Gatsby i Madh (The Great Gatsby) është një novelë e shkruar në 1925 nga autori amerikan F. Scott Fitzgerald.

Ngjarjet e novelës tregohen përmes Nik Karrauei, që është pjesë e botës që i mistershmi Gatsby përshkon, por njëkohësisht dhe i ndarë prej kësaj jete.Padashur personazhi-autor përfshihet në fundin fatal që pret Gatsbyn dhe ish të dashurën e tij, Daisy.

2. ” Princi i vogel “

Të apasionuarit pas librit të shumëpërfolur shprehen që ky libër duhet lexuar 3 herë;në fëmijëri,në periudhën më të bukur të rinisë dhe në pleqëri.Kjo për të vetmen arsye se filozofia e këtij libri perceptohet në mënyra të ndryshme.

Një histori që nuk njeh kohë, kushtuar të gjithë fëmijëve: fëmijëve të sotëm, atyre që kanë qenë dikur dhe atyre që nuk do të rreshtin kurrë së qeni të tillë… Princi i vogël është sot libri më i përkthyer nga gjuha frënge.Nëse dëshironi të arratiseni me Princin , atëherë lexojeni sa më shpejtë.

3.” Të vrasësh zogun përqeshës “

Autorja e njohur në mbarë botën; Harper Li ka shkruar romanin fitues te Cmimit Pulitzer.Romani klasik është i njohur per humorin dhe dashamirësinë e cila qëndron përballë problemeve serioze të pabarazisë racore dhe abuzimeve seksuale.

 

4.“Alkimisti” 

Romani magjepsës i Paulo Coelho – s ka frymëzuar çdo lexues në mbarë botën.Romani tregon historinë e një bariu të quajtur Santiago,i cili guxoi të udhëtonte nga vendlindja e tij, Spanja, për në Afrikën e Veriut në kërkim të një thesari të fshehur te Piramidat.

Gjatë rrugës ai takoi një cigane me një bukuri të pashpjegueshme, një burrë që vetëquhej mbret dhe një alkimist, që nga pikëvështrimi i Santiagos e ndihmuan në kërkimin e thesarit të vet. Asnjë prej tyre nuk e dinte se për çfarë thesari bëhej fjalë ose nëse Santiago do të mund të kapërcente pengesat që do të haste duke përshkuar shkretëtirën.

Mësimi që do të merrni nga ky libër do të mbetet në mendjen tuaj më gjatë seç mund ta parashikoni.

5.”Thertorja Pesë”

Romani “Thertorja Pesë”, i shkruar në mënyrë të detajuar nga autori amerikan Kurt Vonegut,rrëfen historinë e Bill Pelegrinit ne periudhën e përfundimit te Luftës së Dytë Botërore.Ky roman është cilësuar si autobiografi për shkak se bazohet pjesërisht në përvojën e vetë autorit në luftë.

Entuel Çilaj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu