Sezoni i verës ka mbërritur e me siguri po vërtiteni në shtëpi duke menduar së çfarë të fusni në cantën tuaj të plazhit. Për të mos u larguar nga shtëpia me kokën pas me mendimin se keni harruar diçka, hidhini një sy listës së mëposhtme.
- Krëhër flokësh
Kripa e detit, djersitja dhe kapja e flokëve qindra herë me duar do t’a bëjë kohën e rregullimit të flokëve një orë më parë, të pavlerë. Prandaj në çantë duhet të mbani gjithmonë me vete një krëhër të vogël.
- Kremi kundra diellit
Fotot në Instagram duken më bukur më lëkurë të nxirë apo jo? Kjo papërgjeshmëri dhe mani për tu nxirë sa më shpejt është një dëm i shtuar për lëkurën tuaj. Aplikoni mbi trupin tuaj gjithmonë një krem kundër rrezeve të dëmshme UV, me një bazë SPF-je të përshtatshme për llojin tuaj të lëkurës.
- Kremi pas plazhit
Kremrat pas plazhit janë aleatët më të mirë të lëkurës dhe të nxirjes suaj të përsosur: ata e mbajnë lëkurën vazhdimisht të hidratuar. Në fakt, ky është hapi i parë për të mbajtur një lëkurë të nxirë për një kohë të gjatë.
- Letrat e lagura
Një ushqim i konsumuar apo një incident I ndodhur me ushqimet dhe pijet e marra me vete nuk mund të jenë më të bezdisshme kur letrat e lagura mungojnë. Për këtë arsye mbajini gjithmonë në çantën tuaj.
5.Revista apo libra
Jo gjithmonë muzika dhe lojrat janë mënyra kënaqësie interesante. Një arratisje e shkurtër teksa dëgjoni dallgët të cilat përplasen lehtë mund t’ju relaksojë akoma më shumë se një këngë e cila luhet vazhdimisht.