Oficeri italian informonte trafikantët. 12 shqiptarë të dënuar për 40 mln € kanabis

0

 

Gjykata e Barit dënoi 16 të pandehur për trafik kanabisi nga Shqipëria në Itali. Të dënuar me 16 muaj deri në 13 vite burg janë 4 italianë dhe 12 shqiptarë.

Hetimet datojnë në vitet 2017-2018 për sasi kanabisi që sipas autoriteteve italiane shkojnë në më shumë se 3.5 ton me vlerë 40 milionë euro nëse do të dilte në treg. Droga u transportua me gomone nga Shqipëria. Si bazë organizata kriminale përdorte zonën e Puglia.

Në artikullin e mediave italiane theksohet se një vit më parë hetimi çoi në arrestimin e 37 personave në dy vendet dhe sekuestrimin e pasurive me vlerë 4 milionë euro në Vlorë, përfshirë një fabrikë.

Po sipas artikullit, hetimi zbuloi bashkëpunimin e një oficeri të policisë italiane me trafikantët duke i ndihmuar me dokumente false dhe informuar për hetimet kundër tyre, i cili u dënua me 4.6 vite burg.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu