50 euro në mes të pasaportës për të kaluar kufirin pa vaksinë, arrestohet shqiptari

0

Një shqiptar është arrestuar në pikën e kalimit kufitar në Vermicë për shkak se ka tentuar t’iu japë ryshfet zyrtarëve policorë në mënyrë që të kalonte kufirin, pasi nuk kishte dëshminë e vaksinimit.

I dyshuari ka vendosur shumën prej 50 eurove në mes të dokumenteve, duke tentuar kështu të futet nga Shqipëria në Kosovë pa dëshmi të vaksinës anti-Covid. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i policisë:

PKK. Vermicë, 12.12.2021-20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti gjatë prezantimit të dokumenteve për kontroll, në brendi kishte vendos një kartëmonedhë prej 50€ me qëllim që i njëjti të kaloj kufirin Shqipëri-Kosovë në mungesë të vaksinave ( ishte i pa vaksinuar). I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu