TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet e tij sociale iu ka bërë thirrje personave që janë duke kërkuar punës të aplikojnë në Platformën Kombëtare të Punësimit.
Rama njoftoi se janë 5000 vende pune dhe po ashtu ka publikuar edhe hapat që njerëzit duhet të ndjekin për të aplikuar në platformë. Përveç personave që kërkojnë një punë, kryeministri ka bërë thirrje edhe punëdhënësve që të futen në platformë dhe për të regjistruar vendet e lira të punës që ata ofrojnë.