BEOGRAD- Qindra mijëra studentë dhe qytetarë në Beograd demonstruan të premten (17 janar) para studiove të Radios dhe Televizionit të Serbisë, duke kërkuar drejtësi nga presidenti Aleksandar Vuçiç dhe qeveria e vendit për tragjedinë në stacionin e trenit të Novi Sadit kur u shemb një çati dhe humbën jetën 14 persona.
Përveç llogaridhënies për atë që ka ndodhur, ata kërkojnë që të ketë pasqyrim objektiv të ngjarjeve të tragjedisë dhe të mos nxisë përçarje edhe më të madhe mes qytetarëve.
Shkak për demonstratën masive të së premtes ishte incidenti që ndodhi dje të enjten në Beograd, kur një makinë shtetërore u përplas dhe plagosi rëndë një student protestues. Ngjarja u kap në video e cila u bë shumë shpejt virale në rrjetet sociale.
🇷🇸 Massive anti-Vucic government protests continued tonight in Belgrade, Serbia.pic.twitter.com/Y6BmTolfPg
— kos_data (@kos_data) January 17, 2025
🇷🇸 | Belgrade students demonstrated in front of Radio-Television Serbia’s studios in the latest in a series of protests demanding accountability and justice for the deadly Novi Sad railway station disaster – but also calling for truthful coverage of the protests themselves. 1/2 pic.twitter.com/nlRT0g7Wgm
— Balkan Insight (@BalkanInsight) January 17, 2025