51-vjeçari kërkon ndihmën e policisë pas zhdukjes së bashkëshortes dhe fëmijës në Maliq

0

KORÇË- Një 41-vjeçare është largua nga banesa së bashku me fëmijën 7-vjeç në Maliq, Korçë. Kallëzimin e ka bërë ditën e djeshme bashkëshorti i saj i identifikuar me inicialet I. P., 51-vjeç.

Policia po punon për gjetjen e 41-vjeçares së zhdukur të idetifikuar me inicialet G. P., ndërkohë që materialet i kanë kaluar Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec dhe Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.06.2022, në Komisariatin e Policisë Maliq, është paraqitur shtetasi I. P., 51 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, Maliq, i cili ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja G. P., 41 vjeçe, së bashku me fëmijën e tyre 7 vjeç. Nga ana e Policisë po punohet për gjetjen e tyre.Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec dhe Korçë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu