51-vjeçarja serbe u bëri gati planin! Ja si 2 të rinjtë kërcënuan me armë pronarin e një vile/ E “pësuan” keq pasi i vodhën paratë

0

Një grabitje si ato në filma ka ndodhur në Nafplion të Greqisë. Sipas policisë, dy të huaj të moshës 32 dhe 38 vjecc kishin marrë direktiva nga një grua serbe për të grabitur shtëpinë e një biznesmeni.

Mëngjesin e së shtunës, dy të rinjtë u futën në vilën luksoze duke kërcënuar me armë pronarin, gruan e tij dhe djalin 20 vjeçar. Mësohet se grabitja e tyre ishte planifikuar deri në detaje, teksa 51 vjeçarja serbe i kishte çuar dy ‘hajdutët serialë’ me makinë te hyrja e shtëpisë.

Siç dëshmohet nga hetimet e vazhdueshme nga Sigurimi i Nafplionit, ata kontrolluan të gjithë ambientet dhe sekuestruan vetëm 970 euro.
Më pas ata u larguan me vrap teksa çifti ka thirru për ndihmë dhe djali i tyre i ka ndjekur duke bërtitur “grabitje”.

38-vjeçari u rrëzua në rrugë dhe punonjësit e pastrimit të Bashkisë së Nafplionit nxituan për ta ndihmuar, pa e ditur se çfarë kishte ndodhur, ndërsa bashkëpunëtori i tij e hodhi armën në një kosh plehrash ku u gjet nga persona të Ekipi DIAS. T

38-vjeçari u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Nafplios, ku u konstatua se kishte pësuar shok diabetik dhe po trajtohet nën roje. Në të njëjtin spital është dërguar edhe nëna e të riut që i ka ndjekur, e cila ishte goditur në kokë. Pak orë më vonë, 51-vjeçarja “kryetarja” e grabitjes u pikas në Argos nga efektivët e Policisë së Nafplios, e cila u arrestua dhe iu sekuestrua automjeti. Në posedim të dy grabitësve iu gjet dhe u sekuestrua një sprej piper, gomë, katër celularë, dy kapele, një pincë dhe 1500 euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu