56, 69 dhe 70-vjeç. 3 viktima nga Covid-19 në Elbasan në 24 orët e fundit. Infektohen një mjek dhe një prokuror

0

Tre persona nga Elbasani të cilët po merrnin trajtim mjekësor në spitalet Covid-1 dhe Covid-2 në kryeqytet kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit.

Burime bëjnë me dije se viktimat janë një 56 vjeçar, një 69-vjeçar dhe një 70-vjeçar. Bashkë me ta shkon në 72 numri i viktimave nga Covid-19 në Elbasan.

Në 24 orët e fundit në Elbasan u konfirmuar 32 raste të reja, mes të cilëve një mjek në qendrën spitalore “Xhaferr Kongoli” dhe një prokuror në prokurorinë e Elbasanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu