6 efekte anësore problematike që mund të ketë ngrënia e thonjve!

0

Ne shpesh kafshojmë thonjtë kur ndihemi të shqetësuar, të mërzitur ose thjesht duhet të mbajmë duart e zëna. Në fakt, studimet tregojnë se deri në 30% e popullsisë së botës tenton ta bëjë këtë. Fatkeqësisht, ka raste kur ngrënia e thonjve mund të bëjë më shumë dëm sesa dobi. Disa prej rasteve më problematike dhe pse jo më të shpeshta janë këto:

1. Mund të dëmtojë dhëmbët tanë

Dhëmbët janë shumë më të fortë se thonjtë, por kafshimi i thonjve mund të rezultojë në dëmtime të përhershme të dhëmbëve dhe madje edhe të mishit të dhëmbëve. Gërryerja e shpeshtë midis dhëmbëve dhe thonjve mund të jetë problematike.

2. Mund të shkaktojë erën e keqe të gojës

Është pothuajse e pamundur t’i heqim të gjitha mikrobet dhe papastërtitë nga thonjtë, madje edhe me larje të shpeshta të duarve. Kjo do të thotë që bakteret që fshihen nën thonjtë tanë kanë qasje më të lehtë në gojën tonë kur ne hamë thonjtë. Këto baktere mund të zgjaten dhe të shumohen në gojë, duke shkaktuar sëmundje të mishit të dhëmbëve dhe/ose erë të keqe të gojës.

3. Mund të çojë në diarre

Mikrobet që marrim nga kafshimi i shpeshtë i thonjve mund të gjejnë rrugën e tyre në zorrë, duke shtuar mundësinë për të shkaktuar infeksione gastro-intestinale që mund të rezultojnë në dhimbje barku dhe diarre.

4. Mund t’ju bëjë më të prirur për t’u ftohur

Çdo aktivitet që përfshin prekjen e fytyrës rrit shanset tona për përhapjen e sëmundjeve. Kur hani thonjtë, shtoni dhe kontaktin e lëkurës me duart.

5. Mund të çojë në acarim të lëkurës

Ngrënia e thonjve mund të çojë dhe në acarim të lëkurës, veçanërisht në zonën pranë buzëve.

6. Mund të na japë dhimbje koke kronike

Njerëzit që kafshojnë thonjtë kanë mundësi më të mëdha për të zhvilluar bruksizëm, ose kërcitjen e paqëllimtë të dhëmbëve. Njerëzit me bruksizëm mund të përjetojnë dhimbje në nofull, muskuj të tensionuar, dhimbje rreth fytyrës dhe dhimbje koke kronike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu