6 meshkuj në Elbasan thyen tabutë dhe denoncuan në policinë e Elbasanit dhunën që përjetuan nga gjinia femërore.
Në 4 raste meshkujt denoncuan se janë dhunuar nga bashkëshortet e tyre, ndërsa në dy raste të tjera nga anëtaret femra të familjes, respektivisht në një rast denoncuan se janë dhunuar nga motra dhe në rastin tjetër nga kunata”.
Referuar të dhënave zyrtare të policisë së Elbasanit për vitin 2023 rastet kur meshkujt denoncuan dhunën ndaj tyre vijnë nga i gjithë qarku.Avokati Markelian Jança thotë se këto janë raste specifike për shkak dhe të mentalitetit.
Psikologia e Gjykatës së Elbasanit Eriona Hoxha thotë se dhuna ndaj burrave është një fenomen që po njeh ndërgjegjësim .
Pavarësisht paragjykimit dhe mentalitetit edhe meshkujt kanë nisur të denoncojnë rastet e dhunës tek ta.
Në të gjitha rastet kur burrat në Elbasan kërkuan të pajisen me urdhër mbrojtjeje gjykata vendosi që gratë e akuzuara për dhunë të lënë banesën dhe të respektojnë distancën që parashikon ligji në të tilla raste.