6 ushqime që çekuilibrojnë hormonet tuaja, duke jua bërë fytyrën me puçrra

0

Lëkura juaj është një pasqyrë që reflekton ndryshimet, të cilat ndodhin brenda trupit tuaj. Pothuajse të gjitha proceset në organizëm kontrollohen nga kimikate speciale të quajtura hormone. Këto substanca prodhohen nga qeliza të veçanta të gjëndrave, të vendosura në gjëndrën tuaj tiroide, vezoret etj.

Përveç problemeve shëndetësore, të cilat mund të ndikojnë në gjendjen tuaj hormonale, ka disa ushqime, gjithashtu mund të prishin ekuilibrin hormonal, të shkaktojnë inflamacion dhe të dëmtojnë shëndetin e lëkurës tuaj. Më poshtë ne do ju tregojmë se cilat janë këto ushqime.

1. Produktet e sojës
Soja përmban fitoestrogjen, që mund të lidhet me receptorët e estrogjenit në trupin e njeriut. Kjo është arsyeja pse ata, të cilët kanë rritur ndjeshmërinë hormonale, mund të vërejnë shfaqjen e puçrrave pasi të hanë ushqime sojë.

2. Bulmeti
Hulumtimet e fundit tregojnë se produktet e qumështit janë të pasura me hormone steroide (përfshirë estrogjenin), të cilat mund të prishin ekuilibrin hormonal dhe të shkaktojnë puçrra.

3. Sheqernat
Ushqime me gliceminë si patatet, ëmbëlsirat, buka e bardhë dhe ushqimet e shpejta gjithashtu mund të shkaktojnë zhvillimin e ekzemës, informon abcnews.al.

4. Vajrat e perimeve
Duke qenë të pasura me acide yndyrore omega-6, vajrat e misrit, lulediellit etj mund të mbështesin inflamacionin në trupin tuaj dhe përkeqësojnë aknet në këtë mënyrë.

5. Gluteni
Sëmundja celiake karakterizohet nga intolerancë ndaj glutenit. Ata që vuajnë nga ky çrregullim, mund të vërejnë shfaqjen e skuqjeve të lëkurës pasi të hanë kokrra të caktuara që nuk mund të treten në zorrën e tyre të hollë.

6. Arra
Disa prej nesh janë alergjikë ndaj ushqimeve të caktuara. Alergjia ndaj arrave (veçanërisht intoleranca ndaj kikirikëve) është çrregullim mjaft i shpeshtë që shkakton inflamacion në sistemin e tretjes dhe mund të çojë në probleme të lëkurës.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu