Mashtruan një 35-vjeçar për zhdoganim të mjetit, procedohen penalisht dy punonjë të agjencisë doganore

0

Dy punonjës të një agjencie doganore private janë proceduar penalisht pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë mashtruar një 35-vjecar për zhdoganim të mjetit. Pasi i kanë kërkuar të riut të paguajë një shumë parash në bankë, për t’i zhdoganuar mjetin, dy punonjësit nuk ia kanë zhdoganuar. Ndaj dy punonjësve rëndojnë veprat penale ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Mashtrim’.

Ndërkohë janë arrestuar edhe dy persona të tjerë ndaj të cilëve rëndojnë vepra të ndryshme penale. Njëri prej të arrestuarve i identifikuar me inicialet M.L, maroken, është kapur në flagrancë duke vjedhur banesën e një 44-vjeçari në lagjen 13 Durrës.

I arrestuari tjetër është njjë 21-vjeçar i cili ka përplasur me motor një 68-vjecar i cili për pasojë është lënduar drejtuesi i moshuari dhe pasagjeri 22-vjeçar.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin maroken M. L., 25 vjeç, pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur në banesën e shtetasit E. Sh., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin S. P., 21 vjeç, banues në Vorë, pasi në Shijak, duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Suzuki” është përplasur me një motor tip “Yamaha”, me drejtues shtetasin I. Xh., 68 vjeç. Si pasojë e përplasjes janë lënduar drejtuesi i motorit, shtetasi I. Xh. dhe pasagjeri, shtetasi E. K., 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës proceduan penalisht, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Mashtrimi”, shtetasit I. D., 36 vjeçe, banuese në Durrës dhe A. S., 58 vjeç, banues në Tiranë, punonjës në një agjenci doganore private, pasi i kanë kërkuar shtetasit D. G., 35 vjeç, të paguante një shumë parash në bankë, për t’i bërë zhdoganimin e mjetit, por nuk e kanë zhdoganuar, edhe pse pronari i mjetit i kishte paguar paratë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu