60-vjeçari ngacmon seksualisht të miturën,procedohet në gjendje të lirë

0

60 vjeçari, banues në Sarandë, sipas policisë, ka ngacmuar seksualisht një 15 vjeçare.

Sipas policisë, shtetasi, B.O., 60 vjeç po procedohet në gjendje të lirë.

Po ashtu, sot policia ka arrestuar një 56 vjeçar në Himarë, pasi u konstatua drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet në flagrancë një 56-vjeçar dhe procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. G., 56 vjeç, banues në Himarë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan në gjëndje të lirë shtetasin B. O., 60 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka kryer veprime të turpshme me një shtetase të mitur 15-vjeçe.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu