7 marsi i mësuese Irmës që punon me fëmijët me aftësi ndryshe në Elbasan

0

Nga Entela Duka

37 festa “7 Marsi” nuk janë pak në karrierën e një mësueseje, por për Irma Bellon, mësuesen nga Elbasani, janë të shumta emocionet dhe mbështetja e marrë nga nxënësit përgjatë rrugëtimit të saj.

Sapo la pas bankat e shkollës do të niste punë si edukatore në një nga kopshtet publike të qytetit, punë të cilën e kreu me dashuri dhe përkushtim përgjatë dy dekadave. Këtu do të nisnin sfidat për mësuese Irmën.Atë e transferojnë në shkollën speciale “Zëra Jete”, ku marrin mësim fëmijë me aftësi ndryshe. Atë ditë mësuesja nga Elbasani thotë se nuk do ta harrojë kurrë.

Dilema ishte e madhe.A do t’ia dilte vallë përballë nevojave që fëmijët me aftësi të kufizuara kanë? Nuk ishte momenti të dorëzohej ndaj i vuri vetes një qëllim dhe sot pas 17 vitesh thotë e lumtur se ia ka dalë. Krenohet me historitë e suksesit të shënjuara.

I kanë mbetur më pak se 9 vite për të cekur fundin e rrugëtimit të saj në sistemin arsimor.Sot 55 vjeçarja thotë se dëshira më e madhe është të pensionohet në shkollën që dikur e paragjykoi nga jashtë.

Sot në 7 mars, për mësuese Irmën është një ditë e zakonshme pune.Më shumë sesa dhurata monetare ka marrë mirënjohje dhe falenderime nga fëmijët dhe prindërit e tyre që ia kanë ngrohur zemrën.

Teksa duket se mësuese Irma ka gjetur çelësin e artë përderisa nxënësit ndër vite vrapojnë për ta përqafuar nëpër korridore ,kujdeset ti kujtojë shoqërisë t’i pranojnë mes tyre personat me aftësi ndryshe .


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu