7 persona zbresin nga makina, rrahin dhe qëllojnë me armë një 20-vjeçar në Greqi, mes autorëve edhe dy shqiptarë

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Halkidhiqi të Greqisë, ku një 20-vjeçar grek është rrahur brutalisht dhe më pas është qëlluar me armë zjarri. Sipas mediave greke, shtatë persona kanë zbritur nga makinat dhe kanë sulmuar 20-vjeçarin i cili ishte i ulur në një lokal në Pefkohori.

20-vjeçari u përpoq të arratisej brenda dyqanit, por tre nga autorët e ndoqën dhe e goditën me grushte e sende të forta, ndërsa njëri prej tyre e qëlloi me pistoletë, duke i shkaktuar një plagë në kofshën e djathtë. Grupi i autorëve të krimit u largua me shpejtësi, ndërsa i plagosuri u dërgua në spital. Mësohet se 20-vjeçari është bashkëpronar i lokalit ku po qëndronte.

Nga hetimi i kryer nga policia, dy nga tre autorët e plagosjes dhe rrahjes së 20-vjeçarit u identifikuan pak më vonë. Ata janë një 21-vjeçar dhe një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. 21-vjeçari u lirua nga burgu tetorin e kaluar, ndërsa ai po gjykohet në shkallën e 2-të për tentim vrasje, armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armëve.

Sipas burimeve të policisë, motivi i sulmit të sotëm janë mosmarrëveshjet financiare në lidhje me “mbrojtjen”, të cilat kërkohen nga anëtarët e grupit të zhvatësve në zonën e Halkidhikisë, tani që dyqanet kanë filluar funksionimin. Policia Greke po kryen hetime për të gjetur dhe arrestuar autorët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu