Njihuni me parashikimin e motit për sot. Vransira, por a do ketë reshje?

0

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të vijoje me kthjellime në të gjithë vendin tonë. Por pjesa e dytë e ditës sjellë kalime vranësirash fillimisht në zonat jugore dhe gradualisht vranësirat përfshijnë gjithë territorin por pa mundur të gjenerojnë reshje.

Mbrëmja sjellë largim të vranësirave dhe mbizotërim të kthjellimeve.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në vlerat minimale por rriten në ato maksimale duke u luhatur nga 11°C mëngjesi në zonat malore deri në 35°C mesdita në zonat e ulëta.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Jugor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Vijon ndikimi i masave ajrore verilindore, të cilat do të kushtëzojnë kthjellime gjatë paradites dhe mbrëmjes, NDERSA vranësira të lehta shfaqen gjatë mesdites dhe pasdites.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV gjatë ditës së diel do të paraqitet gjatë paradites në mbizotërimin e kthjellimeve. Pas mesditës do ketë kalime vranësirash nëpër territor.

Parashikohet që orët e vona të pasdites të ri-kthejnë sërisht kthjellimet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu