Në kuadër të 75 vjetorit të marrëdhënieve Kinë-Shqipëri në qytetin e Elbasanit u mbajt “Dialogu i të rinjve Kinë-Shqipëri”.Synimi i këtij aktiviteti është të forcojë lidhjet mes dy vendeve , veçanërisht mes rinisë së popullit kinez dhe asaj shqiptare.
E pranishme në aktivitet ambasadorja kineze e akredituar në Tiranë, Znj Pang Chunxue e vuri theksin te rëndësia e dialogut rinor për ta çuar para këtë marrëdhënie të shëndoshë.Në një deklaratë për median ambasadorja kineze u kujdes të evidentonte disa nga momentet më të rëndësishme të miqësisë 75 vjeçare, e cila gjithnjë është karakterizuar nga qëndrueshmëria.
“Kina dhe Shqipëria gëzojnë një miqësi tradicionale dhe të dyja vendet vendosën marrëdhënie diplomatike në vitin 1949.Gjatë këtyre 75 viteve të dyja vendet kanë ruajtur një marrëdhënie të shëndoshë dhe të qëndrueshme. Të dyja vendet i kanë zhvilluar marrëdhëniet në respektin e ndërsjelltë.Në fushën ekonomike Kina i ka dhënë Shqipërisë një ndihmë të madhe.Ndërsa në fushën politike Kina nuk do ta harrojë që në vitin 1971 Shqipëria ka ndihmuar Kinën në Kombet e Bashkuara duke njohur Republikën Popullore të Kinës si qeverinë e vetme legjitime të Kinës.Popujt e të dy vendeve kanë ruajtur një marrëdhënie shumë të mirë mes tyre”, u shpreh Ambasadorja e Kinës.
Dialogun rinor mes dy vendeve zyrtarja e lartë e shtetit kinez e sheh me rëndësi të veçantë, për ta çuar para këtë marrëdhënie.
“ Të rinjtë janë shpresa dhe e ardhmja e marrëdhënieve mes dy vendeve.Pra si të trashëgojmë këtë miqësi tradicionale është një cështje shumë e rëndësishme për ne.Të dyja vendet ruajnë shkëmbimet miqësore.Shumë të rinj shqiptarë kanë studiuar në Kinë dhe gjithashtu shumë të rinj studentë nga Kina po studjojnë në Shqipëri.Të rinjtë e dy vendeve mund të thellojnë njohjet e ndërsjella nëpërmjet studimeve e të njohim më mirë vendin dhe kulturën e njëri-tjetrit.Besoj që këto shkëmbime do të ndihmojnë për miqësinë në të ardhmen.Ambasada nga ana e saj do të ndihmojë shkëmbimin rinor për ta cuar para këtë marrëdhënie 75 vjeçare”, theksoi Pang Chunxue.
Dialogu i të rinjve Kinë-Shqipëri”u mbajt në qytetin e Elbasanit, për shkak edhe të lidhjes që ky qytet industrial ka me shtetin kinez./ Inofweb Media