8 raste të reja me COVID-19 në Elbasan

0

8 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë 124 orëve të fundit në Elbasan. Në total tashmë numërohen 24 të prekur.
Mes të prekurve veçohen rastet në institucione si në spitale dhe banka.
Sipas të dhënave rastet janë pjesë e zinxhirit të infektimit në këtë qytet.

3 humbje jete! Sot numri më i lartë i testeve, 71 raste të reja me Java e re ka nisur sërish me shifra të larta të të prekurve me COVID, por edhe pacientëve që kanë humbur jetën. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën te Infektivi 3 pacientë, mjeku Hysni Shkjau nga Puka, një 63 vjeçar nga Lezha dhe një 65 vjeçare nga Tirana duke e çuar në 79 numrin e viktimave në total. “Mjeku luftonte prej disa ditësh me sëmundjen në spitalin infektiv. Dhe dy qytetarë, një 63 vjeçar nga Lezha dhe një 65 vjeçare nga Tirana, megjithë përpjekjet e mjekëve, nuk kanë mundur të mbijetojnë” thotë ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë që vijon që të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht janë 78 pacientë në spital, prej të cilëve 9 në gjendje serioze në terapinë intensive, 2 prej tyre të intubuar në gjendje të rëndë. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 459 testime, numri më i lartë nga fillimi i pandemisë për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 71 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 24 raste në Tiranë, 8 në Elbasan, 6 në Durrës, nga 5 raste në Krujë, Kukës, Lezhë, 4 në Kurbin, 3 në Vlorë, nga 2 raste në Korçë, Shkodër, Përmet, dhe nga 1 rast në Delvinë, Vau Dejës, Bulqizë për herë të parë, Kamëz, Fier.

Ministria e Shëndetësisë thekson se është vënë re një numër më i lartë i testimeve por përqindja e pozitivitetit është reflektuar me një nivel qëndrueshmërie pothuaj të njëjtë gjatë gjithë javës. Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 1702 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1183 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë deklaron se prezenca e rasteve me COVID19 është e lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me vetëndërgjegjësimin dhe zbatimin në mënyrë rigoroze të protokolleve higjieno sanitare të sigurisë. “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë institucioneve, subjekteve dhe gjithë popullatës të ndjekin rekomandimet e autoriteteve shëndetësore duke respektuar distancimin fizik në 1.5 metër dhe nëse nuk respektohet distanca përdorimi i maskës është i detyrueshëm.

Gjithashtu përdorni maskën në të gjitha ambientet e mbyllura, respektoni etiketen respiratore duke u kollitur dhe tështirë në këndin e brrylit. Të gjitha këto masa duhen të kombinohen me higjienën personale dhe kolektive. Në rast se dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni patur kontakte me persona të prekur, izolohuni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19”.

COVID-19 – Statistika (6 Korrik 2020)
Testime totale 29260
Raste pozitive 2964
Raste të shëruara 1702
Raste Aktive 1183
Humbje jete 79 (Qarku Tiranë 44, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1)

LEXO EDHE:
Ndërron jetë mjeku i dytë me COVID-19 në Shqipëri! MSH: Vuante dhe nga sëmundje të tjera, ishte në krye të detyrës deri ditën që u infektua
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 453
Durrës 213
Shkodër 168
Vlorë 116
Lezhë 64
Fier 48
Korçë 31
Kukës 25
Elbasan 24
Berat 16
Gjirokastër 15
Dibër 10

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu