8-vjeçarja me aftësi ndryshe nga Kukësi çel ekspozitën e saj të parë

0

Ajo është vetëm 8 vjeç, por është e talentuar në pikturë. Edhe pse me aftësi ndryshe, sërish Retina Cengu piktorja më e vogël e Kukësit, ja ka dalë të bëjë ëndrrën e saj realitet. Falë mbështetjes së prindërve, ajo ka mundur të çelë ekspozitën e saj të parë me piktura me titull “Pranvere mbi telajo” në hollin e Pallatit të Kulturës, “Hasan Prishtina”.

Një ndër mbështetësit e Retinës ishte gazetari Bujar Muçmata.

“Tina është e veçantë. Vetëm 8 vjeç dhe ka një talent qe jo çdo kush e ka,” – u shpreh ai.

Pjesë e ekspozitës ishin edhe profesionistë të fushës të cilët vlerësuan talentin e 8-vjeçares.

 “Retina është një piktore impresioniste që pikturon shpejtë dhe atë emocion që ka e hedh shpejt në telajo,” – u shpreh piktori Muhamet Kërpaçi.

Mamaja e Retinës tregon kohën kur kuptoi talentin e vajzës së saj.

 “Talentin e Tinës e zbuluam kur ajo ishte vetëm 5 vjeç. Pikturon çdo ditë në shkollë dhe shtëpi, adhuron natyrën të cilën e shpreh në çdo pikturë të saj. Deri më sot Tina ka mbi 50 piktura ku disa prej tyre ajo i ka edhe të dhuruara në familje dhe shoqëri,” – u shpreh Gerta Cengu.

Në ekspozitë u prezantuan 50 punime të saj, pjesa më e madhe prej tyre peizazhe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu