Njihuni me shtetin ku gratë festojnë divorcin e tyre me një festë të madhe

0

Akoma dhe në të ashtuquajturën botë perëndimore, ka ende arsye se përse një grua duhet të shmangë divorcin. Edhe sot e kësaj dite është stigma sociale që e shoqëron atë. Mirëpo ky fenomen nuk ndodh në Mauritani.

Këtu, fundi i martesës festohet me një festë të madhe me ushqim, këngë dhe valle, pasi vajza konsiderohet sërish e disponueshme për një jetë të re. Në fakt është një traditë shekullore e ku në epokën e Instagramit ka nisur të bëhet e njohur edhe jashtë kufijve të tij.

Mauritania, sipas disa studimeve (statistikat e besueshme mungojnë) ka shkallën më të lartë të divorcit në botë, me shumë gra dhe burra, që martohen 5-10 herë gjatë jetës së tyre. Ndonjëherë kërkesa për shkurorëzim bëhet gojarisht, jo me dokumente zyrtare dhe megjithëse lëvizjen e parë zakonisht e bëjnë meshkujt, në rrethana të caktuara mund të jetë iniciativë edhe e gruas.

Në Mauritani, gratë e divorcuara nuk stigmatizohen, si në vendet e tjera në botë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu