Në Elbasan është hapur sipari i aktiviteteve për 80 vjetorin e çlirimit të atdheut. Bashkia Elbasan në bashkëpunim me Ministrin e Kulturës dhe Sporteve organizuan në shesh koncertin “Remix-Këngë Patriotike”, ku një pjesë e këngëve patriotike erdhën nën ritmet moderne.
Qytetarë të shumtë, mes tyre dhe turistë që vizitojnë qytetin e Elbasanit, u bënë pjesë e atmosferës së krijuar.
Në kuadër të festimeve për 80 vjetorin e çlirimit të qytetit, Bashkia Elbasanit pritet të sjellë gjatë muajt Nëntor një sërë aktivitetesh, ku qëllimi mbetet njohja e historisë së vendit nga brezi i ri./Infoweb Media