81 vite nga gjenocidi grek ndaj popullsisë çame ,një plagë ende e hapur

0
Screenshot

27 qershori shënon gjenocidin grek ndaj popullsisë çame, një ngjarje tragjike që vijon të lërë gjurmë të thella në kujtesën kolektive të shqiptarëve të Çamërisë.Koordinatori i Shoqatës Çame në Elbasan, Osman Dauti, nga memoriali “Klithma”, ndërtuar në nderim të viktimave çame, përcolli mesazhin e tij për këtë ditë të dhimbshme. Krah tij qëndronte flamuri shqiptar dhe një ekspozitë e shkurtër, ku përmes fotografive dhe materialeve arkivore u kujtuan personalitete të njohura të historisë çame dhe fragmente të asaj periudhe tragjike.
Ai kërkoi që shteti grek të heqë ligjin e luftës, ndërsa i bëri thirrje edhe institucioneve shqiptare që të mbështesin më fort çështjen çame, përfshirë dhe ngritjen e një memoriali zyrtar për çamët e ekzekutuar në Greqi.

Elbasani ishte një nga ato qytete që 8 dekada më parë mirëpriti dhe hapi dyert për popullin cam, ndërsa vetë shqiptarët e camëirë e kanë trashëguar brez pas brezi dashurinë për vendin e tyre dhe historinë.

Gjenocidi ndaj popullsisë çame nuk është vetëm një ngjarje e së shkuarës, por një kujtesë e gjallë që kërkon drejtësi./Infoweb Media