89 arrestime për përndjekje / Policia ka regjistruar 283 raste të grave dhe vajzave nën presion

0

Gjatë këtij viti për veprën penale të përndjekjes janë regjistruar 283 kallzime nga të cilat janë identifikuar 179 autorë , 89 janë arrestuar dhe të tjerët janë proceduar në gjendje të lirë .

” Përndjekja është një vepër komplekse dhe më e vështira për t’u faktuar dhe provuar në gjykatë që të arrihet në një vendim fajsie pasi e gjitha është subjektive. Në përditshmëri mund të ketë raste pafund por shumë pak denoncojnë në komisariat , kjo jo vetëm se proceset zgjasin por edhe për shkak të dokeve dhe presionit të shoqërisë . Shumë herë përndjekja ka natyrë seksuale , bullizuese dhe përçmuese ” – shprehet avokati Ermal Hamataj.

Personat e dëmtuar nga kjo vepër penale kryesisht janë gra dhe vajza që përndiqen nga ish partnerët e tyre, çka i pamundëson të jetojnë të lira zgjedhjet e tyre në jetë. Shpesh herë përndjekja shoqërohet edhe me shantazhe me materiale filmike që autorët i përdorin që vajzat të mos kallzojnë apo të mos u tregojnë të afërmve të tyre .

“ Moskallzimi i përndjekjes ka pasoja jo vetëm njerëzore , morale , penale dhe njerëzore por edhe pasoja ligjore siç është vetëgjygjësia ” –  shton avokati Hamataj .

Kjo vepër penale dënohet me burg deri në 4 vjet dhe nëse bëhet ndaj ish partneres apo të miturve ligji parashikon një dënim akoma më të ashpër .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu