“Çmendet” çmimi i gjelit të detit në prag të festave të fundvitit

0

Jemi në pragun e festave të fundvitit dhe në tavolinat shqiptare nuk mund të mungojë mishi i gjelit të detit.
Por këtë vit edhe çmimi i tyre për kg ka pësuar rritje në krahasim me vitin e kaluar.
Tregu i gjelave të detit në Peqin, i cili njihet për mbarështimin e tyre, nuk bën përjashtim nga zinxhiri i rritjes së çmimeve në të gjithë vendin.
Këtë vit në prag të festave, çmimi i tyre varion nga 1300 -1500 lekë të reja .Shkak sipas fermerëve dhe tregtarëve është rritja e çmimit të misrit, produkt ky që i ushqejnë shpendët gjatë gjithë vitit.
Rritjen e çmimit të gjelave të detit e pohon edhe drejtori i bujqësisë në bashkinë Peqin, Nazmi Xhyra. Ai thotë se shpendët e rritur në Peqin, dallohen për shijen e veçantë.
“Nga të dhënat që kemi në Peqin janë mbi 22 mijë gjela deti, që këto do të përdoren për konsum për vitin e ri. Ka kërkesa dhe nga rrethet e tjera, kjo edhe falë traditës së zonës për mbarështimin e gjelit të detit dhe cilësinë”,-u shpreh  drejtori i bujqësisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu