Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Shkodrës.
Raportohet se forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
Ende nuk ka informacione nëse ka të lënduar, ndërkohë në zonë është vendosur një perimetër sigurie.
Deri më tani nuk ka komunikatë zyrtare nga Policia e Shkodrës rreth shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.