Infektohet me COVID-19 një punonjëse e bankës së nivelit të dytë në Elbasan.
Nga tamponimi i rasteve të dyshuara me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në këtë qytet, ka rezultuar pozitive punonjësja e një banke të nivelit të dytë.
Ende është e paqartë nga e ka marrë punonjësja infeksionin ndërkohë që ambientet e kësaj banke i janë nënshtruar dezinfektimit dhe punonjësit e tjerë tamponimit.
Gjithashtu sot u shënua edhe viktima e parë në Elbasan nga koronavirusi. Bëhet fjël për një 60 vjeçar që mendohet se e mori infeksionin në Tiranë ndërsa trajtohej për një patologji tjetër.
Aktualisht në Elbasan janë 16 persona pozitivë me COVID-19, pjesa dërmuese e të cilëve ndodhen të vetizoluar në banesat e tyre.