Dy viktima dhe 74 raste të reja në 24 orët e fundit. Ja shpërndarja e të prekurve sot sipas qyteteve

0

Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 76 viktima. Dy persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 392 testime janë konfimruar 74 raste. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje çdo qytetari që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat, të shmangin grumbullimet, të ruajnë distancën dhe të përdorin maska në ambiente të mbyllura

Për të dytën ditë radhazi në vendin tonë janë regjistruar dy viktima si pasojë e koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë, në përditësimin e fundit bën të ditur se nga 392 testime të realizuara në 24 orët e fundit janë konfirmuar me COVID-19, 74 persona. Gjendja në spitalin infektiv vazhdon të jetë e rënduar, pasi deri tani janë 89 pacientë të shtruar, nga të cilët 11 janë në gjendje të rëndë dhe një është i intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje çdo qytetari që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat, të shmangin grumbullimet, të ruajnë distancën dhe të përdorin maska në ambiente të mbyllura. “Dy qytetarë nga Tirana 67 dhe 69 vjeç e kanë humbur betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, megjithë përpjekjet e mjekëve, të cilët po bëjnë të pamundurën në Spitalin Infektiv. Një lutje për qytetaret të tregojnë kujdes sepse rastet në spitalin infektiv po shtohen çdo ditë e më tepër dhe me gjithë të shëruarit që kanë lënë spitalin në 24 orët e fundit, aktualisht janë 89 pacientë në spital, 11 prej të cilëve në gjendje serioze në terapinë intensive, 1 prej tyre i intubuar në gjendje të rënde. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave”, thuhet në njoftim.

Tirana dhe Kruja janë dy qytet me numrin më të lartë të të prekurve. “22 raste në Tiranë, 12 në Krujë, nga 8 në Pukë dhe Berat, 4 në Vlorë, nga 2 në Shkodër, Durrës, Kurbin, Kavajë, Kamëz, Përmet, Malesi e Madhe dhe nga një rast në Lushnje, Mallakastër, Gjirokastër, Pogradec, Dibër, Kolonjë”, thotë ministria.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar 20 qytetarë, duke e çuar në 1657 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1160 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Po ashtu Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore. “Kur është e mundur të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia për të minimizuar kontaktin mes tyre dhe përhapjen e infeksionit”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Apeli i ministrisë për qytetarët
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe nje here qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura. Ruani distancën fizike, lani shpesh duart, përdorni maska ose barriera mbrojtëse në ambiente publike apo kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni. Në rast se dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni patur kontakte me persona të prekur, izolohuni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

Statistikat e COVID-19, 5 korrik
Testime totale 28801
Raste pozitive 2893
Raste të shëruara 1657
Raste Aktive 1160
Humbje jete 76 (Qarku Tiranë 43, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 11, Kukës 1, Elbasan 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive
Tiranë 449
Durrës 205
Shkodër 169
Vlorë 119
Lezhë 60
Fier 48
Korçë 36
Kukës 20
Elbasan 16
Berat 16
Gjirokastër 13
Dibër 9


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu