Një punonjës bashkie dhe një në Labinot. Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Elbasan

0

 

Dy raste të reja janë konfirmuar me koronavirus këtë të premte në Elbasan.

Një nga rastet është punonjës i bashkisë së Elbasanit, ndërsa një rast tjetër është konfirmuar në Labinot.

Rasti i ri në Labinot është një specialist që punon në këtë njësi administrative.

Ndërkohë deri më tani në vendin tonë janë konfirmuar me Covid 4 466 të infektuar mes të cilëve 125 kanë humbur jetën.

Gjatë ditës së sotme kanë humbur jetën një 27 vjeçar nga Kavaja dhe një 43 vjeçare nga Durrësi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu