Në qytetin e Peqinit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus dy persona, të cilët janë burrë e grua. Të dy të infektuarit punojnë si avokatë dhe pavarësisht se jetojnë në Tiranë tamponi iu bë në Peqin, pasi kishin shfaqur simptomat e Covid-19 në këtë qytet.
Ndërkohë në Elbasan sot është konfirmuar vetëm një rast pozitiv me koronavirus. Bëhet fjalë për një punonjës të bashkisë, i cili është specialist dhe punon në njësinë administrative Labinot.
Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 477 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 108 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 49 raste në Tiranë, nga 11 raste në Durrës, Kavajë, 9 në Fier, 7 në Shkodër, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, Tropojë, Berat, Mallakastër, 2 në Peqin, nga 1 rast në Korçë, Vlorë, Tepelenë, Shijak