Mal Allah Ibraheim Al Hammadi i Sharjah njihet si shofero që kurrë nuk ka kryer një shkelje të trafikut.
Ai e ka marrë patentën në vitin 1975 dhe ka nisur të drejtojë makinën një vit më pas.
Sipas mediave të huaja, ai po edukon djemtë e tij, si dhe nipërit për rregullat e trafikut dhe atë që ata duhet të bëjnë kur të ulen pas timonit, duke përfshirë lidhjen e rripit të sigurimit dhe mos përdorimin kurrë të celularit.
Mal kishte punuar në Policinë e Sharjah para se të dilte në pension në vitin 1987 ndërkohë që tani punon tani si një tregtar dhe shumicën e kohës e kalon duke praktikuar hobin të tij të preferuar.
“Sjellja e tij e shkëlqyer ka kontribuar në bërjen e rrugëve më të sigurta në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe është një dëshmi për shoferët e sjellshëm në vend”, ka thënë Ahmad Saeed Al Naour, Drejtori i Përgjithshëm i Operacioneve Qendrore të Policisë së Sharjah.
Ditën e martë, Policia e Sharjah nderoi Al Hammadi së bashku me tetë shoferë të tjerë për faktin se asnjëherë nuk kanë marrë një gjobë trafiku që kur ata morën patentën e tyre të shoferit.