Flasin prindërit e “Ajnshtajnit” të vogël nga Elbasani: Jemi të mrekulluar. Si e zbuluam, çfarë po ndodh dhe e ardhmja

0

Nëna e Eljos, Eva Krasniqi tregon: Që kur ishte 1.5 vjeç tha fjalët e para anglisht dhe anglisht- shqip. Në këtë moshë nisi të interesohej për targat e makinave. Për një ditë nisi të numëronte nga 1 deri 20, për një javë deri 100 dhe për 1 muaj numra me tre katër shifra. Aktualisht lexon më rrjethshëm , lexon fjalë të vështira. Nëna shpreh habinë se si ai nisi të lexojë fjalët pa i mësuar shkronjat sepse ai nuk u di as kuptimin fjalëve. Eva thotë se, para se të flinte, i lexonte përralla.

Sipas saj djali po përparon shpejt dhe aktualisht nevojitet dikush që ta orientojë se çfarë duhet të bëjë me vogëlushin. Ajo shprehet e shqetësuar se duke u bashkuar me fëmijët e tjerë dhe me programet që janë për fëmijë normalë, ai do humbë interesin dhe do bëhet i zakonshëm.

Deri më tani prindërit i kanë siguruar libra dhe mjete të tjera por me kalimin e kohës dhe me intelegjencën që ai ka kërkesat do të rriten.

Edhe babai i Eljos, Emiljano Driza tregon se i biri që kur ishte fare i vogël ka treguar interes për shkronjat dhe numrat. “Fillimisht lexoi përrallat. Kur e nxirnim lexonte targat pastaj avancoi deri me numra me 4 shifra. Nuk e kemi kuptuar se si i ka mësuar”, shpreh habinë Emiljano.

Emiljano tregon se deri më tani ai ka ecur mirë dhe se kërkon vetëm të lexojë. “Duam që ta ndjekim nga ana arsimore pasi me aftësitë që ka kërkon trajtim të veçantë. Ne kërkojmë një institucion apo individ që të vazhdojë të ecë. Në Shqipëri nuk ka institucione. Ne jemi gati ta dërgojmë edhe jashtë shtetit edhe pse kemi dëshirën që ta kemi afër”, shprehet babai i vogëlushit.

Prindërit janë interesuar dhe janë konsultuar edhe me internetin. Sipas tyre fëmijët e kësaj moshe me këto të dhëna janë të rrallë .

Babai shprehet se deri më tani nuk ia kanë matur IQ dhe do të donin që ai ti nënshtrohej këtij testi. Prindërit e mendojnë të avancuar të ardhmen e tij por që duhet investuar që tani.

Me aq sa kanë informacion dhe kanë lexuar shkencëtarët e mëdhenj kanë nisur të lexojnë kur ishin në moshën 3 vjeç, ndërsa Eljo ka nisur që në 2 vjeç e tre muaj.
Ky pra është rasti i Eljos “Ajnshtajnit” të vogël nga Elbasani që ka nevojë që të mbështetet dhe që bëhet një shkencëtar i madh në të ardhmen duke na bërë krenarë të gjithëve si shqiptarë. Infoelbasani.com^

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu