Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme Gjermaninë. Tragjedia e regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte ka raportuar dy vdekje. Sipas mediave në shtetin gjerman, trupat e pajetë të viktimave u përkasin dy vëllezërve njëri 17 dhe tjetri 13-vjeçar. Sipas hetimeve të deri tanishme, mësohet se të vdekurit janë goditur nga treni, ndërsa të dy vinë nga Komuna e Deçanit të Kosovës.
Pas provave të gjetura në vendin e ngjarjes dhe kqyrjes së tyre, u bë e ditur se vdekja e vëllezërve ka ardhur pas përplasjes nga treni që po vinte drejt Mynihut. Ajo që dihet është se dy të rinjtë po tentonin që të kapnin trenin i cili ishte në stacion, për këtë arsye të dy kishin vrapuar drejt shinave, ndërsa janë shtypur nga një tren dhe për pasojë kanë mbetur të vdekur në vend.