Kim Kardashian: “Do t’i dhuroj 1 milion dollarë organizatës ‘Fondi Armen’”.

0

Lufta midis Ajzerbaxhanit dhe Armenisë ka prekur edhe motrat Kardashian, të cilat kanë shfrytëzuar rrjetin e Instagramit për të mbledhur fonde, të cilat do tu shkojnë në ndihmë banorëve të Nagorni Karabakut, në Armeni.
Duke u koordinuar edhe me organizatës joqeveritare Fondi Armen, ndihmat konsistojnë në ushqime, pajisje mjekësore dhe veshmbathje. Ndërkohë vetë Kimi bëri njoftimi se ajo do të dhuronte 1 milion dollarë kësaj organizate, e cila po merret me menaxhimin dhe koordinimin e situatës.
Ylli i reality show-t është me origjinë armene nga i ati. Por ndonëse ajo është e famshëm sot në mbarë botën, për shkak të çështjeve kulturore dhe të traditës, në Armeni shihet në një dritë jo shumë pozitive, ndërkohë që armenët krenohen shumë me këngëtarin e famshëm francez me origjinë prej andej, Charles Aznavour.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu