Elbasan/ Si u përdor “kordoni sanitar” i “kolerës” nga austro-hungarezët për të penguar mbajtjen e Kongresit 104 vjet më parë

0

Nga Hasan Bello

Si u pengua mbajtja e Kongresit të Elbasanit nga austro-hungarezet nen justifikimin e “kordonit sanitar” qe do te pengonte perhapjen e koleres

Në janar të vitit 1916, kur territori i shtetit shqiptar ishte pushtuar nga austro-hungarezët, francezët, italianët, bullgarët, grekët dhe serbo-malazezët, Ahmet Zogu hyri në qytetin e Elbasanit.

Në këtë qytet ai u takua me Lef Nosin, Mid’hat Frashërin e të tjerë personalitete të njohura të kohës.

Elbasani në këtë periudhë ishte në epiqënder të rivalitetit austro-bullgar për dominim.

Zogu, fare i ri në moshë së bashku me patriotët e tjerë krijuan një Asamble të Përkohshme Kombëtare dhe një Komision Nismëtar për mbajtjen e një Kongresi.

Programi i këtij Kongresi përbëhej nga tre pika: Ngritja e flamurit kombëtar në çdo pjesë të vendit dhe qeverisja e tij nga shqiptarët; t’i shprehej Widit dëshira e kombit për tu rikthyer sa më shpejt; të diskutohej mënyra se si do qeverisej Shqipëria derisa të vinte mbreti.

Më 3 mars 1916 u njoftuan të gjitha krahinat se mbajtja e Kongresit do të bëhej më 18 mars.

Por Austro-Hungaria nuk e lejoi diçka të tillë. Ajo i përmbahej pikëpamjes se shqiptarët nuk ishin të gatshëm të vetëqeveriseshin dhe urdhëroi trupat e saj për të ngritur një “kordon sanitar”, gjoja se qyteti dhe popullsia e tij kërcënoheshin nga sëmundja e kolerës.

Por ky ishte vetëm një truk. Kongresi dhe dëshira e organizatorëve binin ndesh me politikën e Vjenës dhe planeve gjeopolitike të ushtrisë së saj.

Kjo u vu re dhe nga fakti se më 21 mars 1916 “kordoni sanitar” u hoq.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu